Verstappen: Mercedes dhe Ferrari për momentin janë të pakapshëm, podiumi mbetet një mirazh
Max Verstappen e nisi vitin 2026 me një problem teknik në provat zyrtare të ditës së shtunë në garën e zhvilluar në Melburn. Një problem që e detyroi 4 herë kampionin e botës në Formula 1 të nisej nga vendet e fundit. Kampioni holandez i Red Bull rikuperoi 13 pozicione, duke e përfunduar garën në vendin e gjashtë. Gjithsesi, ai theksoi se edhe nëse do ta kishte nisur garën në një pozicion më të mirë, nuk mund të kishte synuar më lart se vendi i pestë. “Tani për tani, diferenca me Mercedes dhe Ferrari është mjaft e konsiderueshme,” tha Verstappen në konferencën për shtyp para garës që zhvillohet këtë fundjavë në Kinë. “Në Australi, nëse do të kisha filluar më mirë, mund të kisha qenë...
Burimi:
telesport.al