Verstappen kundër urdhërave: Nëse zbaton ato që të thonë është njësoj sikur t’u shesësh shpirtin

Verstappen kundër urdhërave: Nëse zbaton ato që të thonë është njësoj sikur t’u shesësh shpirtin

14 Janar 2026 10:01 Telesport “Isha shumë i qartë. Mos më pyet më kurrë për diçka të tillë. Unë tashmë i kam shpjeguar arsyet e mia dhe i mbështes ato.” Kështu iu përgjigj Max Verstappen nëpërmjet radios drejtuesve të Red Bull në fund të garës së Brazilit në vitin 2022, që i kërkonin holandezit t’i lëshonte vendin e gjashtë shokut të skuadrës Sergio Perez (asokohe luftonte me Leclerc për vendin e dytë në Botëror). Në një intervistë të kohëve të fundit me gazetën zvicerane “Blick”, 4 herë kampioni i botës në Formula 1 theksoi pse, sipas mendimit të tij, një pilot duhet të jetë jashtëzakonisht i kujdesshëm kur përmbush çdo kërkesë nga ekipi. “A do të kisha ngadalësuar siç bëri Piastri dy herë në 2025?...