Verstappen: Fantastike që rikthehemi, sezon me shumë dilema që do t’i zbardhë pista
4 Mars 2026 11:28 Telesport Gara e parë sezonale në Formula 1, që zhvillohet këtë fundjavë në Melburn të Australisë padyshim do të jetë një moment historik në historinë e Red Bull, pasi do të jetë gara ku do të debutojë njësia e fuqisë e prodhuar nga vetë kompania, e zhvilluar me ndihmën e Ford. Piloti holandez Max Verstappen, 4 herë kampion bote për pilotë, para debutimit në Melburn, ka folur për këtë sezon të ri: “Do të jetë fantastike të rikthehemi në pistë dhe të nisim sezonin. Ndihem sikur ka kaluar shumë kohë dhe është emocionuese që më në fund të garojmë përsëri”. “Të shihje makinën me sistemin tonë të fuqisë të përfundonte kaq shumë xhiro në Bahrein ishte vërtet mbresëlënëse. Kishte kaq shumë...
Burimi:
telesport.al