Verstappen: Dy garat e para sezonale rezultuan më të vështira nga sa kishim parashikuar

Verstappen: Dy garat e para sezonale rezultuan më të vështira nga sa kishim parashikuar

Një vit më parë, Max Verstappen dha një performancë të bujshme në Suzuka, duke marrë “pole position” dhe fitoren, duke lënë psa dy makinat McLaren të Lando Norris dhe Oscar Piastri. Kjo fitore i lejoi holandezit të zgjaste serinë e tij fituese në Japoni në katër vite radhazi. 12 muaj më vonë, të ëndërrosh një fitore të pestë radhazi në Suzuka është një fantazi. Makina Red Bull RB22 është shumë prapa Mercedes dhe Ferrari për sa i përket performancës dhe deri më tani nuk ka arritur më shumë se një vend të gjashtë me Verstappen në Australi, ndërsa Isack Hadjar përfundoi i teti në Kinë. Të dyve iu desh të tërhiqeshin nga një herë secili, një rezultat i parashikueshëm duke pasur parasysh se Red Bull...