Vera mund ta gjejë larg Kroacisë, nuk mungon interesimi për lojtarin e Kombëtares
Arbër Hoxha është duke zhvilluar një sezon pozitiv në radhët e Dinamos së Zagrebit. Lojtari i Kombëtares shqiptare ka qenë protagonist me ekipin e tij në këtë edicion të ri futbollistik. Cilësitë e tij në krah e kanë bërë të dallojë në fushën e lojës, duke ngjallur interes nga ekipet e tjera. “Jutarnji.hr” e liston atë në listën e futbollistëve që mund të ndërrojë skuadër në merkaton e verës. Sipas mediave kroate, për Arbër Hoxhën ka ekipe të interesuara, megjithëse nuk përmenden emra konkrete. Mbetet për t’u parë se cila do të jetë e ardhmja e lojtarit shqiptar./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com