Vendosin gafat e portierëve, Milan dhe Como bëjnë “paqe” në ndeshjen e prapambetur (video)
Milan nuk ka shkuar dot më shumë se barazimi 1-1 ndaj Como, në sfidën e prapambetur të javës së 24-të, e luajtur sonte në “San Siro”, e cila u shty për shkak të ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore më datën 8 shkurt. Sfida u zhbllokua në minutën e 32-të, ku pas një gafe fatale të Mike Maignan, ishte Nico Paz që përfitoi dhe dërgoi lehtësisht topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për ekipin e drejtuar nga Cesc Fabregas, që dominoi në lojë dhe rezultat. SHIKOGOLIN Milan e fillon pjesën e dytë me 4 zëvendësime të shpejta, të cilat dhanë efektin e tyre. Barazimi do të vinte në minutën e 64-të, ku Rafael Leao pas asistit të Ardon Jasharit dhe duke përfituar...
Burimi:
telesport.al