Vendos supergoli i Dorgu, Man. United e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Newcastle (video)

Vendos supergoli i Dorgu, Man. United e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Newcastle (video)

26 Dhjetor 2025 21:46 Telesport Ndryshe nga sa ka ndodhur vitet e fundit, kur në ditën pas Krishtlindjeve, luheshin të gjitha ndeshjet e Premier League brenda një ditë, e njohur ndryshe si “Boxing Day”, këtë vit ndodhi që të luhej vetëm një ndeshje, për shkak të të drejtave televizive, të cilat kanë interes që ndeshjet të jenë të shpërndara në sa më shumë ditë, dhe jo në një të vetme. Ndeshja hapëse e javës së 18-të në Premier League është ajo mes Manchester United dhe Neëcastle, e cila po luhet në “Old Trafford”. Pjesa e parë është mbyllur 1-0 për “Djajtë”. Vendimtar ishte goli i Patrick Dorgu në minutën e 24-të, mbrojtësi shënoi me një goditje fluturimthi, pas një topi të nisur nga rivënia anësore....