Vendos supergoli i brazilianit, mbyllet pjesa e parë në “Olimpico” mes Romës dhe Juventusit (video)

Vendos supergoli i brazilianit, mbyllet pjesa e parë në “Olimpico” mes Romës dhe Juventusit (video)

1 Mars 2026 21:33 Telesport Në “Olimpico” po luhet supersfida e javës së 27-të në Serie A, mes Romës dhe Juventusit, ku pjesa e parë është mbyllur 1-0 për verdhekuqtë. Një pjesë e parë pa shumë raste, derisa erdhi minuta e 38-të ku u zhbllokua rezultati, falë supergolit të Wesley Franca. Pas një asisti të marrë nga Niccolo Pisilli dhe një goditjeje klasi në kufijtë e zonës së rreptësisë, topi përfundoi në rrjetë. Pak para se të shënonte golin, anësori brazilian u ndëshkua për faull me kartonë të verdhë, duke munguar ndeshjen e ardhshmë për Romën, pra për shkak kartonësh. Pjesa e parë në “Olimpico” mbyllet 1-0.