Vendos një penallti në minutat e fundit, Teuta mposht Tiranën në kryeqytet dhe rifutet në lojë për “Final Four”

Vendos një penallti në minutat e fundit, Teuta mposht Tiranën në kryeqytet dhe rifutet në lojë për “Final Four”

22 Shkurt 2026 15:53 Telesport Në “Selman Stërmasi”, Tirana u përballë me Teutën, në kuadër të javës së 25-të në Abissnet Superiore. Durrësakët fitojnë 0-1 falë një penalltie në minutat e fundit të takimit, për prekje të topit me dorë brenda zonës. Pjesa e parë ishte e vakët dhe pa shumë raste për të dy ekipet. Në minutën e 68-të, Teuta kishte një shans të artë për të gjetur golin, por Ergis Arifi gabon edhe pse ishte i vetëm përballë Visar Bekaj. Në minutën e 82-të, një top i futur në zonë nga Grei Kuqi, ndalet me dorë nga mesfushori i Tiranës, Kleandro Lleshi. Pas disa minutash dhe pasi pa pamjet në VAR, arbitri kryesor i ndeshjes Kreshnik Cjapi, jep penallti për durrësakët. Godet Xhoel...