Vendos goli i Casemiro, Man. United e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Fulham (video)
1 Shkurt 2026 15:53 Telesport Ardhja në krye të stolit e Michael Carrick ka dhënë deri tani efekte pozitive te Manchester United. “Djajtë e Kuq” janë duke fituar 1-0 ndaj Fulham në sfidën që po luhet në “Old Trafford”, e vlefshme për javën e 24-të në Premier League. Sfida u zhbllokua në minutën e 19-të, Bruno Fernandes kroson në zonë nga goditja e dënimit, Casemiro kërcen mbi mbrojtjen kundërshtare dhe dërgon me kokë topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për “Djajtë”. Në dy sfidat e tjera, Nottingham Forest-Crystal Palace, pjesa e parë është mbyllur 1-1. Vendasit gjetën të parët avantazhin me golin e Morgan Gibbs-White, miqtë barazuan shifrat me golin e Ismaila Sarr nga pika e bardhë e penalltisë në fund të pjesës...
Burimi:
telesport.al