Vendos goli i Boga, Juventus e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Udinese (video)

Vendos goli i Boga, Juventus e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Udinese (video)

14 Mars 2026 21:34 Telesport Juventus është duke udhëhequr 0-1 në transfertën në Friuli ndaj Udinese, në sfidën e javës së 29-të në Serie A. Rasti i parë i rrezikshëm për bardhezinjtë ishte në minutën e 13-të, por goditja e fuqishme e Jeremie Boga u ndal nga portieri i Udinese, Okoye dhe topi përfundon në goditje këndi. Në minutën e 25-të, mesfushori i Udinese, Arthur Atta, i shpëton bukur Pierre Kalulu, por goditja e tij ndalet nga Mattia Perin. Në minutën e 36-të, Boga sërish është i rrezikshëm, por edhe këtë herë Okye është i vëmendshëm. Sfida u zhbllokua në minutën e 38-të, ku pas një topi të gjatë të marrë nga mbrojtja, Kenan Yildiz asiston bukur për Jeremie Boga, i cili e kishte të...