Vendimi më i papritur, pretendentët e Premier Ligës njoftojnë largimin e trajnerit të njohur
Klubi i Çelsit nuk ka pritur më dhe ka bërë të ditur se trajneri Enco Mareska është larguar nga drejtimi i skuadrës. Një vendim që ka ardhur pas pakënaqësisë publike që shfaqi tekniku italian rreth mungesës së mbështetjes nga klubi në një moment kur ai po përballej me kritika. “Klubi i Futbollit Çelsi dhe trajneri Enco Mareska kanë ndarë rrugët. Gjatë kohës së tij në Klub, Enco e udhëhoqi ekipin drejt suksesit në Ligën e Konferencës dhe Botërorin e Klubeve. Këto arritje do të mbeten një pjesë e rëndësishme e historisë së kohëve të fundit të Klubit, dhe ne e falënderojmë atë për kontributet e tij në Klub. Me objektiva kyçe ende për t’u luajtur në katër kompeticione, përfshirë kualifikimin për Ligën e Kampionëve, Enco...
Burimi:
sot.com.al