Vëmendja te kombëtarja dhe legjionarët, por nuk lihet pas as Superiorja. Gjithçka ndodhi në “Shtëpinë Tonë”

Vëmendja te kombëtarja dhe legjionarët, por nuk lihet pas as Superiorja. Gjithçka ndodhi në “Shtëpinë Tonë”

Emisioni i 21-të i “Në Shtëpinë e Futbollit” u transmetua live sot në FSHF TV, nën moderimin e Lenida Halilaj. Të ftuar në studio ishin anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Erind Resuli, dhe gazetari sportiv Alban Hasani. Emisioni u hap me fanellat e reja të Kombëtares, të prezantuara zyrtarisht nga FSHF, një moment i veçantë që do të shoqërojë kuqezinjtë në një rrugëtim të ri, duke nisur nga ndeshja ndaj Polonisë. Gjithashtu, më 26 mars, në “Shtëpinë e Futbollit”, FSHF do të organizojë për të gjithë tifozët një Fan Zone, e cila do të ofrojë transmetim live të ndeshjes, muzikë live me këngëtar dhe DJ, aktivizime promocionale, pije për tifozët dhe aktivitete të tjera. Të ftuarit ndanë mendimet e tyre për këtë event të...