VEDAT MURIQIIIIIIIII i jashtëzakonshëm, dy gola për 4 minuta ndaj Vallecano-s. Dy gola më pak se Mbappe (video)

VEDAT MURIQIIIIIIIII i jashtëzakonshëm, dy gola për 4 minuta ndaj Vallecano-s. Dy gola më pak se Mbappe (video)

12 Prill 2026 17:05 Telesport Vedat Muriqi vazhdon me formën e jashtëzakonshme në La Liga, ku ka shënuar dy gola për 4 minuta për Mallorca-n në sfidën që luhet aktualisht në “Son Moix” ndaj Rayo Vallecano, e vlefshme për javën e 31-të në La Liga. Sfida u zhbllokua në minutën e 36-të, ku pas një krosimi nga goditja e këndit, Muriqi i harruar në zonë nga kundërshtarët dërgon topin në rrjetë. Në minutën e 40-të, aksion i shpejtë i Mallorca-s, Pablo Torre pason për Luvumbo, i cili asiston për Muriqin dhe sulmuesi dardan dërgon topin në rrjetë me një goditje me të majtën brenda zonës. Me dy golat e shënuar deri tani, Muriqi numëron 21 gola në La Liga këtë sezon. Vetëm Mbappe ka bërë...