Vedat Muriqi në garë me Kilian Mbape për golashënuesin më të mirë në La Liga spanjolle

Vedat Muriqi në garë me Kilian Mbape për golashënuesin më të mirë në La Liga spanjolle

Të paktë janë futbollistët shqiptarë që kanë mundur të ngjiten në rangun e golashënuesve në një nga top-ligat europiane. Por Vedat Muriqi duket se po thyen rekordet personale e madje është rivalizues me një prej futbollistëve më të mirë të kohës tonë, Kilian Mbape. E pranojnë edhe vetë mediat sportive spanjolle, që kosovari po shkruan histori këtë edicion me Majorkën në kampionatin elitar spanjoll. “Vedat Muriqi nuk ka të ndalur këtë edicion. Tashmë i ka 15 gola në 21 paraqitje kampionale të këtij edicioni në La Liga. Këtë shifër të golave e kishte në Spanjë vetëm edhe në edicionin 2022/2023, por në 35 ndeshje”, shkruajnë mediumet sportive spanjolle. Me ecurinë aktuale, 31-vjeçari do të thyejë rekorde të shumta personale dhe të Majorkës. Ylli i Kosovës...