Vedat Muriqi i papërmbajtshëm në La Liga, “Pirati” shënon tre gola përballë Bilbaos

Vedat Muriqi i papërmbajtshëm në La Liga, “Pirati” shënon tre gola përballë Bilbaos

Vedat Muriqi ka mundur i vetëm ditën e sotme Atletiko Bilbaon, duke i shënuar 3 herë. Sulmuesi dardan me tripletën e sotme arrin në kuotonë e 14 gola këtë sezon në La Liga, ku më shumë se ai ka vetëm Kulian Mbape. Golin e parë e shënua në minutën e pestë dhe zhbllokoi takimin. Më pas në minutën e 42-të, Muriqi nuk realizoi direkt nga penalltia, por e dërgoi topin në rrjetë pas pritjes fillestare të portierit. Ndërkohë dy minuta nga fundi i pjesës së parë Uilliams barazon në 2-2. Por në pjesën e dytë Muriqi do të shënonte dhe golin e tretë personal dhe atë të fitores. Këtë herë dardani nuk gaboi nga pika e bardhë.