Vedat Muriqi gol e asist, Mallorca turpëron 4-1 Sevillan dhe e parakalon në renditje

Vedat Muriqi gol e asist, Mallorca turpëron 4-1 Sevillan dhe e parakalon në renditje

SPANJË – Mallorca u rikthye te fitorja në La Liga dhe këtë e arriti duke mposhtur 4-1 Sevillan në ndeshjen e fundit të raundit të 22-të, luajtur të hënën. Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ishte protagonist për të tijtë me asist dhe gol, duke shkuar në kuotën e 15 golave këtë sezon në elitën e futbollit spanjoll. Më shume se ai ka vetëm Mbappe (22 gola).Në minutën e 26-të, Muriqi u tregua i saktë nga pika e bardhë e 11 metërshit duke mposhtur portierin Vlachomidis, por Sevilla reagoi në minutën e parë shtesë me Maupay dhe pjesa e parë u mbyll 1-1.Në fraksionin e dytë, Samu Costa riktheu Mallorcan në epërsi me golin e minutës së 53-të. 16 minuta para fundit, Sergi Darder shënoi golin...