Vedat Muriqi është krenaria e të gjithë shqiptarëve! 2 gola e shkëpusin nga Lamine Yamal, është më afër Mbappe
Vedat Muriqi po kalon një formë të jashtëzakonshme në La Liga. Sulmuesi shqiptar ka realizuar edhe dy gola të tjerë në përballjen e sotme mes Osasunës dhe Mallorca. Një ndeshje e mbyllur në shifrat 2-2, teksa Muriqi bëri gjithçka në krahun e Mallorca. Pas këtyre dy golave të shënuar, sulmuesi shkon në kuotën e 18 golave të shënuar dhe 1 asist të dhënë, për të mbajtur vendin e dytë në listën e golashënuesve në La Liga. Ndërkohë në vendin e tretë gjendet Lamine Yamal me 13 gola të shënuara, ndërsa në vendin e parë është Mbappe me 23 gola. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/?
Burimi:
sportekspres.com