Vazhdojnë largimet te Tirana, sulmuesi zhduket nga bardheblutë

Alfred Mensah nuk është dukur në seancat stërvitore të ditëve të fundit dhe, sipas të gjitha gjasave, aventura e tij me Tiranën ka marrë fund. Mungesa e sulmuesit nga grumbullimi i skuadrës shihet si një sinjal i qartë për ndarjen mes palëve, edhe pse ende nuk ka një komunikim zyrtar nga klubi. Situata e Mensah lë të kuptohet se Tirana po shkon drejt ndryshimeve në repartin ofensiv, ndërsa drejtuesit po punojnë për të riformatuar organikën në prag të merkatos. Në këtë kontekst, largimi i mundshëm i tij pritet të hapë rrugë për alternativa të reja.