Vasseur “zbulon” problemet para sezonit të ri: Testet mund t’i përmbysin parashikimet, fjala kyçe është përshtatshmëria
Fillimi i botërorit të Formula 1 është afër dhe të gjithë mezi presin atë që do të shohim në pistë pas asaj që shumë njerëz e quajnë ndryshimin më të madh rregullator në historinë e sportit. Motorë të rinj, aerodinamikë e re dhe asnjë pikë referimi konkrete për të na ndihmuar të kuptojmë të ardhmen. Për të hedhur dritë mbi atë që na pret në muajt e ardhshëm, “L’Equipe” intervistoi drejtorin e ekipit të Ferrari, Fred Vasseur. Ai ka misionin e vështirë të rikthejë “kokëkuqen” në majë pas shumë vështirësive që makina italiane përjetoi gjatë sezonit që sapo përfundoi. “Hapi i parë ishte marrja e rregulloreve dhe deshifrimi i tyre. Ne i kemi njohur rregulloret e motorëve për katër vjet. Kur mbërrita, projekti ishte tashmë...
Burimi:
telesport.al