Vasseur: Në Australi kokëulur dhe pa premtime, do të lëmë pistën që të flasë për Ferrarin e ri
5 Mars 2026 9:20 Telesport Ferrari po mban një profil të ulët këtë moment, në prag të fillimit të sezonit të ri në Formula 1, por të mos rënë në grackën e zhgënjimit të një viti më parë. “Kokëkuqja” po përgatitet për garën e parë sezonale në Australi me shpresën për fitore pas paraqitjes së mirë në testet dimërore. Drejtori i ekipit të Ferrari, Frederic Vasseur, tha: “Testet e Bahreinit na lejuan të përfundonim një numër të mirë kilometrash dhe të mblidhnim të dhëna të vlefshme për të përmirësuar kuptimin tonë të makinës SF-26. Ne punuam metodikisht në disa fusha kyçe dhe mblodhëm shumë informacione të dobishme”. “Kushtet e testimit nuk janë kurrë plotësisht përfaqësuese dhe Melburni do të jetë mundësia e parë e vërtetë...
Burimi:
telesport.al