Varshava pret, policia ruan, shqiptarët besojnë
Nga Endi Tufa Është nata para ndeshjes dhe Varshava nuk flet shumë. Qyteti ecën me ritmin e vet, indiferent ndaj asaj që nesër do të ndodhë në tribunat e stadiumit Narodowy, por jo krejtësisht. Sepse nëse shikon me kujdes, nëse i jep vetes kohë të qëndrosh pak në këmbë dhe të mos nxitosh, i sheh. Janë atje, në çdo hotel të qendrës, si hije me drita të ndezura: makinat e policisë polake, të parkuara me qetësi, pa zhurmë, pa demonstrim force. Vetëm të pranishme. Vetëm duke ruajtur. Fenelinat e tyre ndizen dhe shuhen ngadalë në errësirën e marsit varshavian si sy që nuk flenë. Sonte, në Varshavë, shqiptarët janë kryesisht biznesmenë, gazetarë, intelektualë, njerëz që e duan sportin dhe kanë bërë rrugën për të qenë...
Burimi:
javanews.al