Van Dijk, shumë i ashpër: Sezon zhgënjyes dhe i papranueshëm, ky nuk është Liverpool-i

Van Dijk, shumë i ashpër: Sezon zhgënjyes dhe i papranueshëm, ky nuk është Liverpool-i

4 Maj 2026 14:07 Alfred Lleshi Fjalë të rënda, pa alibi. Pas humbjes së radhës ndaj Manchester United, kapiteni i Liverpool-it, Virgil van Dijk, bëri një analizë të ashpër: “Sezoni ka qenë shumë zhgënjyes, i papranueshëm. Nuk jemi këtu për të gjetur justifikime dhe nuk duhet të kemi mëshirë për veten. Duhet të punojmë dhe t’i rregullojmë gjërat, sepse ky nuk është Liverpool”. Humbja 3-2 në “Old Trafford” ishte e 18-ta në total këtë sezon, e 11-ta në kampionat për skuadrën e Arne Slot. Shifra që tregojnë mbrojtje titulli shumë nën pritshmëri. Për një ecuri më të dobët të kampionëve në fuqi anglezë duhet të kthehemi te Leicester City më 2016-17. Van Dijk shprehu shqetësim edhe për të ardhmen: “Ka shumë punë për të bërë,...