Van Dijk “i bën gjyqin” Liverpool-it: Nëse luajmë kështu, mos presim rezultat më të mirë
Kapiteni i Liverpool-it, Virgil van Dijk, nuk kërkon justifikime pas humbjes 2-1 në fushën e W/olverhampton, në Premier League. Ndeshjen e vendosi një goditje e devijuar e André në minutat shtesë, pas avantazhit të Rodrigo Gomes në minutën e 78-të dhe barazimit të përkohshëm të Mohamed Salah. Në mikrofonat e “TNT Sports”, mbrojtësi holandez ishte i drejtpërdrejtë: “Varet vetëm nga ne. Ishim të ngadaltë, të parashikueshëm dhe të pasaktë me posedimin, duke marrë vendime të gabuara. Nuk prodhuam raste të mëdha, por nëse luan kështu, ky është rezultati që rrezikon të marrësh. Dhe është zhgënjyes”. Ai shtoi se ekipi kishte kontrolluar topin, por nuk arriti të ndikonte: “Kishim shumicën e posedimit, por zgjedhnim gjithmonë opsionin e gabuar dhe nuk gjenim pasimin e fundit. Jemi të...
Burimi:
telesport.al