Vajza e Schumacher thyen heshtjen për aksidentin e babait, zbulon sekretin për ta përballuar dramën e madhe

Vajza e Schumacher thyen heshtjen për aksidentin e babait, zbulon sekretin për ta përballuar dramën e madhe

Gina, vajza e madhe e Michael Schumacher, flet hapur për aksidentin tragjik të skive që pësoi babai i saj më 2013, i cili i shkaktoi dëmtim traumatik cerebral dhe e detyroi të largohej nga jeta publike. Gina (29 vjeçe) tregon se “duhej të bëja diçka” për t’u shpërqendruar nga ngjarja e frikshme e 7 herë kampionit të Botës në F1 dhe për këtë ua kushtoi jetën kuajve. Në dokumentarin e saj, “Horsepower: The World of Gina Schumacher”, ajo shprehet: “Pas aksidentit të babait, u hodha plotësisht në këtë, sepse duhej të bëja diçka. Kuajt gjithmonë kanë qenë të rëndësishëm… Nuk mund të jetoja pa to. Më ndihmuan të përballoja gjithçka”. Ajo kujton se në Dubai, babai i saj u mor me kuajt dhe si fëmijë...