Uzuni pranë vendosjes së një rekordit të ri në Austin
Myrto Uzuni njihet tashmë si lojtari i tretë në historinë e Austin, që regjistron 10 gola të shënuar. Më parë këtë shifër e kishte arritur Maksi Uruti dhe Gias Zardez. Uzuni shënoi pikërisht në ndeshjen e parë të sezonit ndaj Minesotës, ndërsa Austin u ndal në barazim 2 me 2. Nëntë golat e tjerë i kishte shënuar përgjatë vitit 2025. Duhet thënë se Uruti mban rekordin në klub me 11 golat e shënuar në 64 ndeshje. Uzuni i ka të gjitha mundësitë, që të vendosë një rekord të ri, me Austin që garon në MLS prej vitit 2021. Sulmuesi shqiptar numëron 35 paraqitje në total deri tani. Vetë Uzunin e lidh një kontratë deri në fundin e vitit 2027. Lojtari nga Berati ishte po ashtu...
Burimi:
vizionplus.tv