Urbig thirret të zëvendësojë Neuer: Mësoj shumë prej tij. E ardhmja? Nuk varet nga unë
Në xhiron e ardhshme të Bundesliga, Jonas Urbig do të qëndrojë në portën e Bayern Munich, pasi Manuel Neuer është i pamundur për shkak të një shqetësimi muskulor. 22-vjeçari, ish-lojtar i Köln, do të provojë në sezonin e tij të parë disa momente të tjera nën presion. Urbig e zëvendëson veteranin Neuer për të nëntën herë këtë sezon, 6 herë në kampionat. Ai ka treguar siguri dhe menaxhim të mirë të ndeshjeve, përveç humbjes 2-1 ndaj Augsburgut, ku një gabim kushtoi pikë të çmuara. Sidoqoftë, besimi i klubit mbetet i lartë, veçanërisht pas paraqitjes së shkëlqyer në Champions League në Eindhoven, ku dha edhe një asist për gol. Ndeshja e fundit në Bremen ishte sprovë e papritur. Neuer duhej të luante, por një lëndim në...
Burimi:
telesport.al