Upamecano rinovoi, por Bayern kërkon të blindojë mbrojtjen dhe hedh sytë te Man. City
15 Shkurt 2026 19:28 Telesport Pavarësisht rinovimit të Dayot Upamecano, Bayern Munich nuk heq dorë nga ideja për të forcuar qendrën e mbrojtjes për sezonin e ri dhe nuk do të mjaftohet thjesht me qëndrimin e francezit. Mediet gjermane bëjnë me dije se bavarezët po interesohen për një transferim të mundshëm të John Stones, të cilit i mbaron kontrata në fund të këtij sezoni dhe do të largohet si lojtar i lirë. Klubi bavarez ka filluar tashmë kontaktet paraprake për të joshur qendërmbrojtësin, duke përfituar nga statusi i tij si lojtar i lirë. Po ashtu edhe përvoja e anglezit është një kriter i mjaftueshëm për transferimin e tij.
Burimi:
telesport.al