United dërgon një skaut në Inter-Juve, piketon dy lojtarë
15 Shkurt 2026 11:07 Telesport Manchester United ka dërguar një përfaqësues të stafit të skautimit në stadiumin San Siro për të ndjekur nga afër sfidën Inter – Juventus, e cila përfundoi me triumfin 3-2 të zikaltërve. Sipas mediave italiane, prania e vëzhguesit anglez lidhet me përgatitjet e klubit për merkaton e verës dhe me identifikimin e objektivave të mundshëm për përforcime. Referuar raportimeve të Tuttosport, në fokus të veçantë të “Djajve të Kuq” ishin dy mbrojtës: anësori i majtë i Interit, Federico Dimarco, si dhe lojtari polivalent i Juventusit, Pierre Kalulu. Të dy futbollistët vlerësohen për fleksibilitetin dhe performancën e tyre të qëndrueshme, elementë që mund të përshtaten me projektin e ri sportiv të klubit anglez.
Burimi:
telesport.al