Unioni Europian i xhudos e vlerëson Distria Krasniqin si “mbretëresha e Parisit”

Unioni Europian i xhudos e vlerëson Distria Krasniqin si “mbretëresha e Parisit”

Adriatik BALLA Distria Krasniqi, kampionia e madhe e xhudos kosovare dhe medaliste olimpike, tregoi edhe një herë pse është numri një i botës në peshën e saj. Dy xhudiste të Francës fituan medalje të arta të shtunën në Grand Slamin e Parisit. Shirine Boukli ishte e artë në kategorinë deri 48 kilogramë, ndërsa Sarah Leonie Cysique në kategorinë deri 57 kilogramë. Por është një xhudiste tjetër që është përshkruar si “mbretëreshë e Parisit” nga Unioni Evropian i Xhudos. Natyrisht, bëhet fjalë për Distria Krasniqin, kampionen e kategorisë deri 52 kilogramë. Ka shumë arsye për këtë. Xhudistja kosovare e fitoi të shtunën medaljen e nëntë në Grand Slamin e Parisit, garën më të famshme të xhudos. Prej këtyre nëntë medaljeve, katër janë të arta. Ka edhe...