Umtiti: Barcelona me shumë kampionë, por të gjithë të thjeshtë. Te Franca duket si sfilatë mode…

Umtiti: Barcelona me shumë kampionë, por të gjithë të thjeshtë. Te Franca duket si sfilatë mode…

31 Dhjetor 2025 10:40 Alfred Lleshi Samuel Umtiti, në një bisedë të gjatë për podcastin “The Elevate House”, rikujtoi vitet e arta te Barcelona (2016-2023). Për kampionin e botës 2018, “Camp Nou” nuk ishte vetëm skenë futbolli, por një shkollë jete, ku ëndrra për fanellën blaugrana u lidh me mësime të papritura njerëzore. “Njerëzisht, lojtarë si Iniesta janë në majë, – tha Umtiti. – Është një futbollist i jashtëzakonshëm, por si njeri të bën të kuptosh se, edhe pse ka fituar gjithçka, nuk ka kuptim të mburresh. Në Francë, shpesh sapo firmos kontratat e para dhe blen makinat e para, mendon se ke arritur majat. Te Barcelona nuk ishte kështu”. Ai theksoi dallimin në mentalitetin e përditshëm: “Atje takova njerëz shumë të thjeshtë. Vinin në...