Ukraina shpërthen ndaj FIFA-s: Le të vijë Infantino të shohë si luajnë fëmijët këtu
Serhii Palkin, CEO i Shakhtar Donetsk, shprehu zhgënjim të thellë ndaj qëllimit të Gianni Infantino, president i FIFA-s, për të lejuar rikthimin e Rusisë në garat ndërkombëtare. “Pozicioni i Gianni Infantino përfaqëson një largim total nga realiteti dhe jam thellësisht i zhgënjyer, – tha Palkin. – Jemi duke përjetuar një luftë të plotë prej 4 vitesh. Qindra, mijëra njerëz janë vrarë. Infrastruktura civile, sportive dhe energjetike është shkatërruar”. Për Palkin, deklaratat e Infantinos “nuk janë rrugë drejt paqes, por vazhdim i këtij tmerri. Është përpjekje për të pretenduar se lufta dhe agresioni nuk ekzistojnë. Futbolli nuk mund të ekzistojë jashtë realitetit dhe nuk ka të drejtë ta shmangë të keqen”. Ai i drejtohet direkt Infantinos: “Çfarë të çon të bësh këto deklarata tani? Pas 4 vitesh lufte,...
Burimi:
telesport.al