Ukraina dominon kuqezinjtë në Valencia, Silvinjo e mbyll me humbje
Miqësore në valencia: Ukrainë- Shqipëri 1-0 (Jarmençuk 17′) Shqipëria e trajnerit Silvinjo humbi 1-0 ndaj Ukrainës në miqësoren e të dëshpëruarve të zhvilluar në Valencia të Spanjës . Në këtë ndeshje ra në sy aktivizimi si titullar i Bujar Pllanës, i cili u vendos në qendër të mbrojtjes përkrah Berat Gjimshitit, një aktivizim ky i detyruar për shkak të dëmtimit të Ajetit dhe Ismajlit. Pjesa e parë por dhee dyta ishte e gjitha nën dominimin ukrainas. Sulmuesit verdheblu u panë disa herë përballë Strakoshës. Shënuan një gol por goditën edhe shtyllën.Për statistikë Ukraina shënoi në minutën e 17-të me Jarmençuk. Post navigation
Burimi:
sportiim.al