UItrasi zikaltër i arrestuar pendohet: I kërkoj falje Auderos, dy klubeve dhe të gjithë tifozëve

UItrasi zikaltër i arrestuar pendohet: I kërkoj falje Auderos, dy klubeve dhe të gjithë tifozëve

6 Shkurt 2026 10:17 Alfred Lleshi “I kërkoj falje Auderos, dy klubeve dhe të gjithë tifozëve”. Kjo është, në thelb, ajo që ka deklaruar ultras-i 19-vjeçar i “Curva Nord” të Interit, i përfunduar në burg pasi hodhi fishekzjarrin që më 1 shkurt e la të trullosur portierin Emil Audero, gjatë ndeshjes Cremonese–Inter. I riu, i asistuar nga avokati Mirko Perlino, u mor në pyetje nga gjyqtarja e hetimeve paraprake Giulia Marozzi në seancën e vërtetimit të arrestimit me flagrancë të vonuar. Ai tregoi se hedhja në fushë e asaj bombe artizanale ishte diçka që nuk duhej ta bënte, por nuk kishte menduar për pasojat, pra që portieri mund t’i afrohej dhe mbetej i trullosur nga shpërthimi. Në orët në vijim, gjyqtarja do të vendosë për...