UEFA “zbarkon” në Shkodër, nis inspektimin e stadiumeve
Një delegacion i UEFA-s ka mbërritur në Shqipëri për një vizitë zyrtare inspektuese në kuadër të përgatitjeve për finalet e Kampionatit Europian U-21 2027, ku vendi ynë do të jetë mikpritës i një prej eventeve më të rëndësishme të futbollit europian për të rinj. Vizita ka nisur nga stadiumi “Loro Boriçi”, ku përfaqësuesit e UEFA-s, së bashku me stafin organizativ të Federatës Shqiptare të Futbollit, kanë zhvilluar një inspektim të detajuar të të gjitha ambienteve të stadiumit. Delegacioni, i përbërë nga rreth 20 ekspertë dhe zyrtarë, është ndarë në grupe pune për të verifikuar nga afër çdo komponent organizativ dhe infrastrukturor. Gjatë katër ditëve të vizitës do të inspektohen gjithashtu edhe stadiumet “Elbasan Arena”, “Air Albania” dhe “Arena e Demave”, të përzgjedhura për të pritur...
Burimi:
javanews.al