UEFA merr vendimin ndaj Prestianni-t për komentin racist ndaj Vinicius Junior. Reagon Benfica

UEFA merr vendimin ndaj Prestianni-t për komentin racist ndaj Vinicius Junior. Reagon Benfica

Ajo që pritej, tashmë konfirmohet edhe zyrtarisht. Gianluca Prestianni do të mungojë për ndeshjen e kthimit në Champions League ndaj Real Madridit në “Santiago Bernabeu”. Argjentinasi është pezulluar me një ndeshje sepse dyshohet për komente raciste ndaj Vinicius Junior, duke e quajtur brazilianin “majmun”. Në njoftimin zyrtar, UEFA bën me dije se hetimi për Prestianni vazhdon akoma dhe nuk përjashtohet dënimi në një fazë të mëvonshme, kur të dalë qëndrimi përfundimtar për situatën e ndodhur në Lisbonë. “Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s ka vendosur sot të pezullojë përkohësisht z. Gianluca Prestianni për ndeshjen e ardhshme në Champions League, për shkelje të Nenit 14 të Rregullores Disiplinore të UEFA-s në lidhje me sjelljen diskriminuese. Ky vendim nuk përjashton asnjë sanksion që mund të...