UEFA mbyll inspektimin e stadiumeve për Europianin U21 të vitit 2027

UEFA mbyll inspektimin e stadiumeve për Europianin U21 të vitit 2027

Sikurse thotë raporti që jep FSHF në faqen e vet zyrtare, Shqipëria ka përmbyllur me sukses një tjetër etapë të rëndësishme në kuadër të përgatitjeve për finalet e Kampionatit Europian U-21 2027. Delegacioni i UEFA-s, i përbërë nga ekspertë të fushave të ndryshme organizative dhe teknike, përfundoi vizitën disa-ditore në vendin tonë, duke vlerësuar nga afër progresin e bërë dhe gatishmërinë e strukturave organizative. Inspektimet nisën në stadiumin “Loro Boriçi”, ku u analizuan në detaje kushtet infrastrukturore, cilësia e fushës, ambientet e brendshme, siguria dhe organizimi operacional. Pas vizitës në Shkodër, delegacioni vijoi me ndalesat në “Elbasan Arena”, “Air Albania” dhe “Arena e Demave”, ku nga afër u shqyrtuan punimet për mirëmbajtjen e impianteve, investimet e kryera, si dhe masat konkrete për përmbushjen e standardeve...