UEFA i thotë “JO” Shqipërisë, refuzon kërkesën e kuqezinjve në prag të ‘play off’-it me Poloninë

UEFA i thotë “JO” Shqipërisë, refuzon kërkesën e kuqezinjve në prag të ‘play off’-it me Poloninë

Kombëtarja shqiptare pritet të zbresë në fushë me fanelën e tretë në ndeshjen ndaj Polonisë. Sipas raportimeve të fundit, UEFA ka refuzuar kërkesën që Shqipëria të paraqitet me uniformën e parë kuqezi, duke bërë që kuqezinjtë të aktivizohen me uniformën e zezë. Kjo do të thotë se Shqipëria nuk do të luajë me ngjyrat tradicionale në këtë sfidë, megjithatë fanela e tretë është shoqëruar shpesh me rezultate historike për përfaqësuesen shqiptare. Në disa prej ndeshjeve më të rëndësishme jashtë vendit, Kombëtarja ka arritur suksese pikërisht duke veshur uniformën e zezë. Një nga momentet më të rëndësishme ishte në vitin 2015, kur Shqipëria fitoi në transfertë ndaj Armenisë dhe siguroi kualifikimin e parë historik në Kampionatin Europian. Po ashtu, në Euro 2016, fitorja e vetme e...