UEFA e dënon me dy ndeshje/ Keli përdori takat ndaj kundërshtarit
Pealizoi Juven në përballjen e djeshme me Gallatasarajn.UEFA shpjegon arsyet e kartonit të kuq të Llojd Kelit. Pas një goditjeje me kokë me Ilmaz, mbrojtësi i Juventusit aksidentalisht ra në këmbën e kundërshtarit me taka. Gjyqtari Zhoao Pinjeiro menjëherë i dha një karton të verdhë, por më vonë iu kërkua nga VAR të jepte një karton të kuq. Ky vendim ndryshoi gjithashtu pezullimin e Kelit, i cili do të zgjasë dy ndeshje në vend të vetëm një. Shpjegimi i UEFA-s në faqen e saj të internetit, arsyet që çuan në vendimin për të treguar një karton të kuq të drejtpërdrejtë: “Lojtari i Juventusit, numri 6, duke përdorur takat e tij bëri një kontakt të fortë dhe të padrejtë me kyçin e këmbës së majtë të...
Burimi:
sportiim.al