UEFA Development U-16, Shqipëria e nis me humbje ndaj Japonisë
Shqipëria U-16 e nisi pasditen e sotme aventurën në turneun “UEFA Development” me përballjen ndaj Japonisë. Në ndeshjen e zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit”, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Armand Dama u mposhtën me rezultatin 1-2, pas një sfide të luftuar deri në fund. Golin e vetëm për përfaqësuesen kuqezi e realizoi Mattia Avni Xhemali. Trajneri Armand Dama e nisi takimin me këtë formacion titullar: Marsid Hoxha (GK), Drion Ibrahimi, Rian Nezaj, Jon Ajvazi (c), Aend Cekrezi, Sebastian Sina, Angelos Como, Tom Keqi, Haxhi Rrena, Fabio Hysemi dhe Lorent Zhara. Pjesa e parë u mbyll pa gola. Në pjesën e dytë, stafi teknik aktivizoi disa lojtarë nga stoli, duke u dhënë mundësi pothuajse të gjithë futbollistëve të grumbulluar të marrin minuta. Shqipëria kaloi në avantazh...
Burimi:
telesport.al