Udhëtim me avion privat, Mbape do klasiken e Superkupës ndaj Barçës
Kilian Mbape është tashmë në Jedah për të qënë i gatshëm në finalen e Superkupës së Spanjës. Gati 48 orë para klasikes kundër Barcelonës, sulmuesi francez zbarkoi në Arabinë Saudite të premten në mbrëmje rreth orës 21:30 (sipas orës spanjolle). Francezi ka mbartur një dëmtim ndërsa stafi mjeksor i klubit të bardhë beson se ai mund të marrë minuta në këtë duel “titanësh”. Mbape u ul në tokën arabe në fund të një fluturimi privat që zgjati mbi pesë orë. Ai shoqërohej nga fizioterapistët e besuar të Real Madridit, të cilët ishin përgjegjës për monitorimin e vazhdueshëm të gjurit të tij të majtë. Vazhdo leximin
Burimi:
sportiim.al