U transferua verën e kaluar për 19 mln euro, Tare dhe Furlani e nxjerrin në shitje me ulje çmimi

U transferua verën e kaluar për 19 mln euro, Tare dhe Furlani e nxjerrin në shitje me ulje çmimi

26 Shkurt 2026 20:01 Telesport I transferuar verën e kaluar për 17 milionë euro nga Brighton plus 2 milionë euro të tjera bonuse, Pervis Estupinan do të largohet nga Milan pas vetëm një sezoni. Ekuadoriani e ka pasur shumë të vështirë të fitojë vendin e titullarit në formacionin e Max Allegrit, ku i është dhënë më shumë besim dhe minutazh produktit të akademisë, Davide Bartesaghi. “MilanNews” bën me dije se drejtori sportiv, Igli Tare dhe CEO i kuqezinjve, Giorgio Furlani, e kanë vendosur ekuadorianin në listën e shitjeve për verën e ardhshme. Drejtuesit kuqezi presin të përfitojnë të paktën 14 milionë euro nga shitja e 28-vjeçarit, duke shpresuar që ai të bëjë paraqitje të mira në Kupën e Botës me kombëtaren e tij dhe të...