U “tall” me Barcelonën. Liverpool gjen zëvendësuesin perfekt për Salah, kushton 100 milionë euro
28 Maj 2026 20:26 Telesport Sezoni i fundit i Nico Williams tek Athletic Bilbao nuk ka qenë aspak i mirë. Sulmuesi anësor ka kontribuar me 6 gola dhe 7 asiste, por ka qenë i pafat me dëmtimet. Megjithatë, ai sërish do të jetë në Botëror me Spanjën. Anësori i cili ishte shumë pranë transferimit te Barcelona verën e kaluar, por në fund rinovoi me baskët, duket se është bërë pishman dhe tani është gati të largohet. Sipas medieve spanjolle, është Liverpool që ka shprehur interes për Williams, i cili shihet nga të kuqtë si zëvendësuesi ideal i Salah. 23-vjeçari spanjoll ka treguar që është i aftë të luajë në të dy krahët e sulmit. Ai është nën kontratë deri në vitin 2035 me Athletic Bilbao...
Burimi:
telesport.al