U rizgjodh për një mandat tjetër në krye të FSHF,presidenti i FIFA uron Armand Dukën

U rizgjodh për një mandat tjetër në krye të FSHF,presidenti i FIFA uron Armand Dukën

Paraditen e së hënës, në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore, Armand Duka fitoi një tjetër mandat tjetër si president i Federatës Shqiptare të Futbollit. Kreu i FIFA, Gianni Infantino nuk vonoi dhe me anë të një telegrami bëri urimet e tij në drejtim të Armand Dukës dhe anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të FSHF. Letra e plotë e Presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino: I nderuar President, Ju lutem pranoni përshëndetjet e mia më të përzemërta dhe urimet e mia më të sinqerta për rizgjedhjen tuaj si President i Federatës Shqiptare të Futbollit. Do t’ju isha mirënjohës nëse do të përcillnit gjithashtu urimet e mia për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të zgjedhur sot, ndërkohë që shfrytëzoj këtë rast për t’ju falënderuar për të gjitha përpjekjet, punën dhe kontributin...