U largua nga Bristol City, Mehmeti: Nuk do iu harroj asnjëherë…

U largua nga Bristol City, Mehmeti: Nuk do iu harroj asnjëherë…

Anis Mehmeti u largua nga skuadra e Bristol Cityt për t’u transferuar te skuadra e Ipswich Town. Sulmuesi shqiptar nuk hezitoi të dërgonte një mesazh, për të falënderuar të gjithë për mbështetjen e dhënë. “Sot i them lamtumirë Bristol City, një klubi që ka qenë një pjesë shumë e madhe e jetës sime dhe e zhvillimit tim si futbollist. Që nga dita e parë që mbërrita këtu, ndjeva se rritesha çdo vit, jo vetëm si lojtar, por edhe si njeri. Koha ime këtu më ka formuar jashtëzakonisht shumë. Dua të falënderoj çdo shok skuadre me të cilin kam luajtur ndër vite. Kujtimet në dhomat e zhveshjes, momentet e vështira, fitoret speciale dhe pengesat që i kaluam së bashku. Jam mirënjohës për çdo moment të vetëm...