U largua në mes të sezonit, ja shifra që do të arkëtojë Xabi Alonso nga Real Madrid
14 Janar 2026 8:34 Telesport Periudha e shkurtër e Xabi Alonso si trajner i Real Madrid do të ketë një ndikim të rëndësishëm financiar në klubin e Florentino Perez. Trajneri spanjoll u shkarkua dy ditë më parë, vetëm disa orë pas humbjes në Superkupë ndaj Barcelonës, duke i dhënë fund para kohe një “projekti” që zgjati vetëm gjashtë muaj. Sipas gazetës “La Razón”, Real Madrid tani do të përballet me një shpenzim multimilion dollarësh në lidhje me përfundimin e kontratës së tij. Fillimisht, marrëveshja mund të kishte tejkaluar 30 milionë euro në total, duke marrë parasysh marrëveshjen dyvjeçare të nënshkruar nga Alonso, me një sezon shtesë opsional. Megjithatë, një detaj kontraktual e uli ndjeshëm shifrën përfundimtare të dëmshpërblimit. Kishte një klauzolë specifike që përcaktonte se,...
Burimi:
telesport.al