“U kam kthyer gëzimin tifozëve”, Laporta kërkon presidencën te Barcelona: Kemi fituar shumë tituj…

“U kam kthyer gëzimin tifozëve”, Laporta kërkon presidencën te Barcelona: Kemi fituar shumë tituj…

Joan Laporta ka përfunduar mandatin e tij si president i Barcelonës. Megjithatë, ai ka hedhur sërish kandidaturën për zgjedhjet presidenciale, të cilat do të mbahen më 15 mars. Në deklaratën e tij për mediat pas mbledhjes me Bordin Drejtues, Laporta nënvijëzoi arritjet e tij gjatë mandatit 5-vjeçar, si dhe ka nënkuptuar ambicien e tij për të fituar trofeun e Ligës së Kampionëve. “Po largohem me dëshirën për t’ju parë sërish së shpejti. Tifozët janë të lumtur. Kemi rifituar gëzimin. Po e lë klubin në një gjendje më të mirë se sa para 5 viteve. Na u desh të merrnim vendime të vështira dhe duke parë se si shkuan gjërat, ndihemi krenarë. Lojtarët janë arkitektët e sukseseve të 5 viteve të fundit, janë shumë tituj… disa...