U eliminua nga Kupa, Partizani shpërthen ndaj arbitrit Hamiti: Jemi të vjedhur, penallti inekzistente
Partizani u eliminua nga Kupa e Shqipërisë pas humbjes 1-3 ndaj Elbasanit. Klubi i kuq, nëpërmjet një reagimi, ka shprehur pakënaqësi për arbitrimin. Sipas kryeqytetasve, penalltia e akorduar nga arbitri Hamiti në fundin e takimit është inekzsitente dhe i bën thirrje FSHF-së për marrjen e masave. Reagimi i Partizanit: Klubi Partizani dënon me forcë gjykimin e ndeshjes së sotme të kupës së Shqipërisë Partizani – Elbasani, me një rrugaç si Eldorian Hamiti. Ky arbiter është non grada për Partizanin. Rasti më flagrant është minuta 119 kur Hamiti vendosi kualifikimin me nje penallti inekzistente, të cilën vetëm ai e ka parë. Çdokush mund të gjykojë vetë nga këto pamje të cilat nuk kanë nevojë për koment. Thellësisht të hidhëruar për vjedhjen që i bëhet djersës se...
Burimi:
vizionplus.tv