U dënua me 8 ndeshje pa tifozë, drejtuesit e Flamurtarit bojkotojnë ndeshjen në Shkodër

U dënua me 8 ndeshje pa tifozë, drejtuesit e Flamurtarit bojkotojnë ndeshjen në Shkodër

Drejtues të Flamurtarit dhe zyrtar të klubit do të bojkotojnë në shenjë proteste, ndeshjen Vllaznia-Flamurtari, që luhet të enjten, ora 16:30 në “Loro Boriçi”, pas ngjarjeve për dënimin e fushës vlonjate me 8 ndeshje pa tifozë. Presidenti Sinani Idrizi dhe drejtues të tjerë të klubit nuk do të jenë të pranishëm në ndeshje. Në shenjë proteste nuk do të udhëtojnë as tifozët. “Në shenjë reagimi ndaj vendimit të Disiplinës në FSHF, asnjë zyrtar i Flamurtarit nuk do të udhëtojë drejt Shkodrës. Nuk ishte një vendim aspak i drejtë që për një incident të dënohet një qytet i tërë. Flamurtari nuk do të bojkotojë kampionatin por ne si zyrtar do të bojkotojmë çdo aktivitet të FSHF. I vetmi që do të udhëtojë me skuadrën është sekretari...