Tyson Fury rikthehet te suksesi, mposht Makhmudov me vendim unanim dhe fton Joshua në duel
12 Prill 2026 0:28 Telesport Boksieri britanik Tyson Fury fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve duelin ndaj rusit Arslanbek Makhmudov, duke u rikthyer te suksesi në ring pas më shumë se dy vitesh. Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë u rikthye te suksesi pas dy humbjeve që pat pësuar ndaj Usyk, që sollën edhe tërheqjen e përkohshme të tij nga ringu. Në sfidën e zhvilluar në stadiumin e Tottenahm në Londër, Fury thuajse ishte dominant gjatë gjithë kohës në ring, ndërkohë që të tri gjyqtarët i dhanë atij fitoren (120-108, 120-108 dhe 119-109). Për Fury, ky është sukesi i 35-të në karrierën e tij, ndërkohë që ka edhe dy humbjet ndaj Usyk e 1 barazim.
Burimi:
telesport.al